MENU
klinika

Deklarata

Zv.ministri vdiq në Brezovicë, Basha mesazh ngushëllimi familjarëve

26.01.2019 - 20:17

Ditën e sotme u nda tragjikisht nga jeta zv.ministri i Kosovës, Arian Daci. Kujtojmë që Daci mbeti i vdekur i zënë nga një ortek dëbore në zonën turistike të Brezovicës.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter, Basha i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të të ndjerit.

“Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit”, shkruan ai.