Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa dy makina janë përplasur e dëmtuar rëndë, por fatmirësisht nuk është raportuar për dëmtime në njerëz.
Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa, është përfshirë në këtë aksident automobilistik në autostradën mes Livornos dhe Santhias. Në momentet e para është menduar për viktima, por fatmirësisht jo.
Braziliani nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndërsa shoferi i mjetit tjetër, 47 vjeç, është dërguar në spital me disa dëmtime shumë të mëdha.
Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende, por nga fotot duket se Costa ka goditur nga pas makinën tip “Fiat”, e cila ka pësuar dëmtime të forta në pjesën e pasme dhe të përparme.
Ndërkohë që në makinën e Costas, tip “Jeep Cherokee” ka pësuar dëmtime në pjesën e parme, por jo aq të rënda sa makina tjetër. Policia po punon për shkaqet e aksidentit.