Bisedimet midis republikanëve të Kongresit dhe demokratëve që kanë për qëllim shmangien e një mbylljeje të qeverisë amerikane vazhdojnë, por ende nuk është rënë dakord për një marrëveshje.
Disa ligjvënës kishin thënë se ishin optimistë që mund të arrihej një marrëveshje të hënën, megjithëse mbetej e paqartë nëse Presidenti Trump, do ta pranonte atë.
Por të dielën, Senatori Richard Shelby i cili kryeson grupin e republikanëve në negociatat për fondet për murin I tha Fox News-it se mendonte se “bisedimet kanë ngecur. Nuk kam besim qe do ta arrijmë” marrëveshjen”, tha ai.
Shefi e Personelit në detyrë i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney tha në emisionet e mëngjesit të së dielës në televizionet amerikane se një mbyllje tjetër e qeverisë absolutisht nuk mund të përjashtohet.
Ngërçin duket se e kanë shkaktuar kërkesat për të kufizuar ndalimin e emigrantëve të parregullt tashmë në SHBA.
Mbyllja e mëparshme, që zgjati 35 ditë, ishte më e gjata në historinë amerikane. Qindra mijëra punëtorë u pushuan ose punuan pa pagesë. Kostoja për ekonominë e SHBA shkoi në $ 11bn (£ 8.5bn).
Pse ekziston rreziku i mbylljes tjetër?
Më 25 janar, Presidenti Trump ranë dakord për një marrëveshje shpenzimi tre javor për t’i dhënë fund mbylljes dhe për të lejuar Kongresin të arrijë marrëveshje. Megjithatë ai më vonë tha se bisedimet ishin një “humbje kohe”.
Presidenti ka përsëritur thirrjet për ta bërë Meksikën të paguajë për një mur betoni përgjatë kufirit. Por gjatë fjalimit të tij rreth Gjendjes së Vendit të martën, ai këmbënguli pë një “pengesë çeliku të zgjuar, strategjike”.
Çfarë do të ndodhte me një mbyllje?
Agjencitë federale përfshirë Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Shtetit, Bujqësisë dhe Tregtisë mund të humbasin aksesin ndaj parave dhe të fillojnë të mbyllen përsëri, duke bërë që rreth 800,000 punonjës federalë të punojnë pa pagesë.
Gjatë një mbylljeje, shërbimet e domosdoshme, duke përfshirë mbrojtjen e kufirit, kujdesin spitalor, kontrollin e trafikut ajror, zbatimin e ligjit dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrike, vazhdojnë të funksionojnë, duke kërkuar që punonjësit të paraqiten.