MENU
klinika

Presidenti i FSHF-së

Anëtar i UEFA-s, Duka: Fitoi futbolli shqiptar

07.02.2019 - 15:38

Gjatë ditës së sotme, Armand Duka u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, në Kongresin e mbajtur në Romë.

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kreu i FSHF-së ka falënderuar kolegët e federatave anëtare për besimin, teksa e ka quajtur këtë post si fitore të madhe për futbollin shqiptar.

POSTIMI I DUKËS

“Të dashur miq,

Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim.

Duhet të falenderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar. Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj futbollin shqiptar në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN