MENU
klinika

Safet Gjici

“Bashkia Kukës po pengon ndërtimin e stadiumit”

22.02.2019 - 16:35

Është trumbetuar me të madhe ndërtimi i një stadiumi të ri për Kukësin, madje ka qenë edhe vetë Kryeministri Edi Rama që e ka premtuar këtë në dy herët e fundit që ka qenë në qytetin verilindor.

Por punimet po zvarriten dhe presidenti Safet Gjici ka gjetur “fajtorin”. Me anë të një reagimi në faqen e tij në Facebook, Gjici akuzon kryebashkiakun aktual të Kukësit.

Përherë kam qenë dhe vijoj të jem i mendimit se veprat mbeten, jo fjalët! Ndaj, prej ditësh mbetem i shokuar nga fakti, se si 3 nga investimet më prioritare për Kukësin, si rikonstruksioni i godinës së Spitalit rajonal, funksionalizimi i Aeroportit apo edhe ndërtimi i Stadiumit, po mundohet që të pengohen nga e pushteti lokal.

projekti i stadiumit te Kukesit
projekti i stadiumit te Kukesit

Në papërgjegjshmëri të plotë, në shkelje të ligjit dhe kundër interesit të banorëve të Kukësit, kjo bashki, që vetëm ka fjetur gjumë në 4 vite, po faktohet, se mendon e punon për interesa tërësisht të kundërta me interesin e Kukësit dhe kuksianeve.

Askush dhe asnjë nuk mundet që të pengojë Kukësin, që të ketë zhvillim ekonomik e social. Institucionet shtetërore do të kenë reagim konkret për këtë situatë, duke vënë përpara përgjegjësisë çdo kënd që vepron në mënyrë të paligjshme dhe kundër Kukësit” – ka shkruar Safet Gjici.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri ngroh tifozët

Edi Rama: Stadium model për Kukësin