Bayern Munchen ka ngushtuar me 2 pikë diferencën me kreun, që mbahet nga Dortmund, me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak. Baravarezët fituar 3-2 në transfertë ndaj Augsburg.
Ka qenë një fitore e vuajtur dhe kjo shihet edhe nga rezultati. Kampionët në fuqi të Bundesliga-s e kanë parë veten dy herë në disavantazh.
Heroi i sfidës ka qenë Kingsley Coman, i cili ka realizuar dy gola (17′, 45+3′) dhe ka dhënë asistin për golin fitues të Alaba-s (53′). Hera e fundit që francezi kishte shënuar dy gola në një ndeshje të Bundesliga-s ka qenë kundër Hamburg-ut në shkurtin e 2017-ës.
Augsburg kaloi në avantazh pas 14 sekondash lojë falë një autogoli të Leon Goretzka-s, që ka qenë edhe autogoli i tretë i shënuar brenda minutës së parë në historinë e Bundesliga-s (i fundit ishte realizuar në gushtin e 1979-ës).
Goli i dytë i vendasve është realizuar nga Ji Dong-Won (23′) dhe ka qenë historik, duke parë se Augsburg nuk kishte shënuar asnjëherë më parë më shumë se një gol kundër Bayern-it në një ndeshje të kampionatit gjerman.