Pas 5 fitoreve radhazi, 4 në kampionat dhe 1 në Champions, Tottenham është thyer në transfertë me Burnley, që ka fituar 2-1, duke zbehur në minimum shpresën e “Spurs”-ave për titull.
Në pjesën e parë miqtë kanë dominuar, janë afruar disa herë afër golit, por 45 minutat e para janë mbyllur me rrjeta të paprekura.
E dyta është ndryshe. Vendësit marrin zemër dhe shënojnë në minutën e 57-të me anë të Wood. Burnley merr zemër dhe beson te suksesi.
Megjithatë, Tottenham rikthehet në lojë me golin e Harry Kane në minutën e 65-të. Sulmuesi anglez rikthehet me gol pas dëmtimit, por pa mundur dot t’i japë pikë ekipit të tij.
Kur pritej goli i miqve, janë sërish vendësit ata që shënojnë. Barnes në minutën e 83-të ndëshkon Tottenham, që tani duhet vetëm t’i dorëzohet fatit për titull.