MENU
klinika

Ish-kapiteni i Kombëtares

Cana uron Kosovën nga kulla e Jasharëve

17.02.2019 - 13:25

Shumë personalitete shqiptare dhe të huaja kanë uruar sot Kosovën për 11-vjetorin e formimit si shtet i pavarur. Nuk mund të mungonte edhe legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana.

Ish-kapiteni i Kombëtares ka zgjedhur një vend më të veçantë se shumica e figurave tjera të sportit për të uruar për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai këtë e ka bërë përkrah Rifat Jasharit dhe Elvis Naçit.

Cana ka postuar një fotografi nga Kulla e Jasharëve, ku shihet pranë Rifat Jasharit, vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, si dhe imamin e njohur nga Shqipëria, Elvis Naçi.

lorik cana elvis naci
lorik cana elvis naci

Kosova ëshë duke e festuar sot ditëlindjen e 11-të dhe Cana e ka uruar për këtë ditë të madhe: “Urime 11-vjetorin e Pavarësisë!”.