MENU
klinika

Carabao Cup

City merr trofeun e parë, Chelsea në krizë

24.02.2019 - 20:24

Manchester City ka fituar trofeun e parë të vitit, duke mposhtur me penallti Chelsea dhe tashmë trajneri Sarri thuajse është i shkarkuar nga pankina e “Bluve të Londrës”.

Ndeshja ka përfunduar në barazim pa gola, si 90 minutat e rregullta, ashtu edhe shtesa prej 30 minutash, ndaj është dashur gjuajtja e penalltive.

Chelsea ka humbur dy të tilla, me Jorginho dhe Luiz, ndërsa për City-n ka gabuar vetëm Sane. “Qytetarët” fitojnë 4-3 me penallti dhe rrëmbejnë Carabao Cup.

Një sezon shumë i mirë për Cityn, teksa sot Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim në kampionat dhe është vetëm 1 pikë para.

Në krahun tjetër, Chelsea është në krizë dhe tashmë rrezikon seriozisht edhe pjesëmarrjen në Champions League.