MENU
klinika

Presidenti i Prishtinës

“Duka në UEFA përfaqëson edhe Kosovën”

07.02.2019 - 18:52

Armand Duka, president i FSHF-së, u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në kongresin e mbajtur në Romë, duke siguruar 36 vota.

Kjo është hera e parë që futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga ndonjë anëtar në qeverinë evropiane të futbollit. Me këtë rast, kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, në emër të klubit ka uruar zotin Duka.

“Është ky një lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollin në Shqipëri, por për futbollin gjithëshqiptar. Duka në vazhdimësi ka ndihmuar futbollin në Kosovë, por tani zëri i tij do të jetë edhe më i fuqishëm në këtë drejtim.

Me një shqiptar në qeverinë e futbollit evropian, e sidomos me z.Duka, ne të gjithë do të përfitojmë në çdo sferë të saj. Duka e ka merituar një post të tillë, sidomos me ndihmën e dhënë për ne, për avancimin e futbollit në Shqipëri.

Kjo ndihmë profesionale tani do të jetë edhe zyrtare nga shtëpia e futbollit evropian. E urojmë z. Duka të kontribuojë sa më shumë në zhvillimin e futbollit mbarëshqiptar. Ndërsa nga të gjitha klubet do ta ketë çdo lloj ndihme që do t’i duhet në të ardhmen” – është shprehur Ejupi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN