Manchester City ka vuajtur jo pak ndaj Evertonit në transfertë, por i ka mjaftuar nga një gol në limitin e secilës pjesë për të marrë tri pikë të arta dhe për të rimarrë vendin e parë në javën e 26-të.
Goli i fitores është shënuar në sekondat shtesë të pjesës së parë nga Laporte, duke cuar Cityn të qetë në dhomat e zhveshjes, edhe pse Guardiola nuk ka buzëqeshur.
Pjesa e dytë ka qenë me ritëm më të madh, vendasit që janë përpjekur për të barazuar, ndërsa City për të vrarë ndeshjen me golin e dytë, sidomos në fund.
Këtë e ka arritur vetëm në minutën e tetë shtesë me Gabriel Jesus. City fiton 2-0 jashtë fushe dhe barazon Liverpool në krye të renditjes, por ka golavarazh më të mirë. Gjithsesi, Liverpool ka një ndeshje më pak.