MENU
klinika

Kategoria e Parë, java 15

Erzeni thyen Vllazninë, “çmendet” Skuka

02.02.2019 - 16:18

Janë mbyllur ndeshjet e Kategorisë së Parë, në Grupin A dhe B, ku ka pasur surpriza në javën e 15-të.

Në 4 sfidat e luajtura në Grupi A, rezultatet kanë folur më së shumti për vendasit. Dinamo që pritej të fitonte kundër Vorës, ka humbur në transfertë.

Vllaznia ka humbur nga Erzeni në Peqin, që ka marrë një fitore që hap sërish luftën për ngjitje në elitë. Ndërsa Korabi ka fituar kundër Veleçikut 3-0, ku tre golat i ka shënuar Xhulio Skuka.

Ndërsa vetëm Besëlidhja ka “thyer’ serinë e vendasve në ditën e sotme, pasi ka fituar ndaj Shënkollit.

GRUPI A

Vora-Dinamo 1-0

Uçena 37′

Shënkolli-Besëlidha 1-2

Dana 29’/ Camara 58′, Soumah 89′

Erzeni-Vllaznia 2-0

Xhemalaj 1′, Marku 52′ (au)

Korabi-Veleçiku 3-0

Skuka 10′ 42′, 57′

Edhe në Grupin B janë zhvilluar 4 ndeshje, kur Bylisi dhe Besa pretendente kanë arritur synimet e veta, duke fituar bindshëm nga 3-0, madje kavajasit në transfertë.

Apolonisë i ka mjaftuar vetëm një gol ndaj Pogradecit, ndërsa Turbina vijon të zgënjejë, teksa është mposhtur në shtëpi nga Tomori.

GRUPI B

BYLIS-LUSHNJA 3-0

Shyti 23′, Bytyçi 43′ (p), Bajramaj 66′

APOLONIA-POGRADECI 1-0

Mihana 69′

ELBASANI-BESA 0-3

Celhaka 44′, Çekiçi 45′ , Onuh 81′ 

TURBINA-TOMORI 0-2

Sharavolli 2′, Dervishi 70′