Kategoria e Parë luajti ditën e sotme, të tjera ndeshje nga grupet A dhe B, të vlefshme për javën e 16-të të saj.
Kështu, Vllaznia mposhti pastër 3-0 në shtëpi Shënkollin, me gola të Gocajt, Junior dhe Malotës, duke reaguar pas humbjes javën e kaluar ndaj Erzenit.
Portieri Rinev Danaj i skuadrës së Shënkollit është përplasur me një shokun e skuadrës, të repartit të mbrojtjes dhe është dëmtuar rëndë. Është dashur edhe ndërhyrja e autoambulancës dhe ai është shoqëruar në spitalin rajonal të qytetit të Shkodrës
Besëlidhja mundi minimalisht 1-0 Vorën në shtëpi, ndërsa Dinamo fitoi po ashtu, 2-0 ndaj Ilirisë.
GRUPI A
Vllaznia-Shënkolli 3-0
(Gocaj 23′, Zhunior 47′, Malota 63′)
Besëlidhja-Vora 1-0
(Turad pen. 80′)
Dinamo-Iliria 2-0
(Çeliku 30′, Vrapi 53′)
Ndërkohë, në sfidat e grupit B, Tomori bëri një kthim rezultati ndaj Apolonisë, duke fituar në shifrat 3-2, ndërsa Bylisi vazhdon në vendin e parë, pas fitores 0-3 në transfertë ndaj Pogradecit, me golat e Muratajt, Guindo dhe Jankut.
GRUPI B
Tomori-Apolonia 3-2
(Paja 66′, pen. 89′, Sharavolli 92′ / Lazar 1′, Hysenshahaj 81′)
Pogradeci-Bylis 0-3
(Murataj 59′, Guindo 63′, Janku 95′)