MENU
klinika

Nga New York Times

Franca e Gjermania ‘po ndahen’?

25.02.2019 - 17:07

Parisi dhe Berlini nuk po bien dakord se si të udhëheqin Evropën…

Kohët që po kalojmë, janë shumë të vështira për Bashkimin Evropian. Lajmet që vijnë nga Britania po na fusin çdo ditë e më shumë në depresion. Italia udhëhiqet nga një qeveri që kërkon një konfrontim të hapur me Francën. Hungaria dhe Polonia ngadalë po shkojnë drejt autoritarizmit. Dhe zgjedhjet europiane që mund të rezultojnë në përfitime të mëtejshme nga partitë populiste po afrohen.

Prandaj, është joshëse të shohësh një rreze shprese tek ndonjë marrëveshje nga Gjermania dhe Franca, për buxhetin e eurozonës. Ndoshta, pas disa vitesh vonesë, Parisi dhe Berlini po marrin më në fund iniciativën për të ndalur shpërbërjen në dukje të pandalshme të Evropës.

Jo kaq shpejt. Sa vjen e më shumë shtohen kundërshtimet mes dy superfuqive. Mosmarrëveshja nxitet pjesërisht nga dallimet mbi propozimet konkrete të politikave. Por problemi më i madh dhe i vështirë është një dallim thelbësor në vizionin e tyre për Europën.

Foto e marrë nga RTE

Në nëntor, presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim që shënonte 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Aty ai e përshkroi marrëdhënien franko-gjermane si një “dashuri” të lindur nga shumë katastrofa të shekullit të 20-të. Më 22 janar, të dy vendet rinovuan Traktatin e Elyseeit të vitit 1963.

Të dy vendet pajtohen se shumë kërcënime reale për paqen evropiane sot vijnë nga jashtë kufijve të saj: terrorizmi, konkurrenca e re e fuqisë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dhe ndërhyrjet ruse në zgjedhjet evropiane, për të përmendur vetëm disa.

Dhe deri më tani, hendeku midis dy vendeve rritet gjithnjë e më shumë.

Këtu janë vetëm disa shembuj: Gjermania dhe Franca nuk pajtohen për një strategji në lidhje me bisedimet e tregtisë evropiane-amerikane, madje edhe kur tarifat e makinave amerikane janë në zhvillim e sipër. Ekonomia gjermane mbështetet në eksportet në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht makina, dhe me kënaqësi do të pranojë importe më të larta bujqësore për të kompensuar suficitin e saj tregtar në mallrat e prodhuara. Por Franca, deri më tani ka kundërshtuar koncesione të tilla.

Foto e marrë nga China Daily

Lista vazhdon me fushën e mbrojtjes dhe politikat e sigurisë. Vitin e kaluar, kur Gjermania në mënyrë të njëanshme vendosi të vazhdojë eksportin e armëve në Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit Jamal Kashoggi,  Franca u zemërua.

Në publik, Macron dhe Angela Merkel, kancelarja gjermane, janë miqësor dhe askush nuk po paralajmëron për një krizë politike.

Në një Bashkim Evropian të përçarë, Gjermania duhet të bëjë kompromis, edhe nëse ka ndonjë kosto politike. “Dashuri” nuk do të jetë e mjaftueshme për të zgjidhur problemet e marrëdhënieve franko-gjermane. Francës dhe Gjermanisë nuk iu mungon dashuria. Na mungon veprimi.

Anna Sauerbrey, një shkrimtare që ka kontribuar që nga viti 2015 në New York Times, ka qenë redaktore dhe shkrimtare në gazetën gjermane Der Tagesspiegel që nga viti 2011.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më 22 janar nënshkruhet marrëveshja e re

Merkel-Macron “të pandashëm”/ Një traktat i ri mes vendeve