MENU
klinika

Historia e Stalinit

Gjermanët i vranë të birin, ai u thinj brenda natës!

05.02.2019 - 16:09

Në literaturën historike, psikologjike, mjekësore etj, përshkruhen njerëz që janë thinjur në çast ose brenda pak orëve.

Një metamorfozë e tillë është shfaqje e traumatizimit të rëndë që përjeton fatkeqi, të provokuar nga vdekja shumë e hidhur e një të afërmi ose nga zhgënjimi i thellë, nga poshtërimi i padurueshëm ose kërcënimi serioz për jetën etj.

Në ish-Bashkimin Sovjetik, sidomos në vitet 1930, strukturat policore përkatëse i torturonin të ashtuquajturit kundërshtarë politikë të regjimit sovjetik aq intensivisht dhe në mënyrë çnjerëzore sa ata pranonin edhe krime që nuk i kishin kryer.

Gjatë procesit të hetimit, që realizohej nëpërmjet torturave më çnjerëzore, të akuzuarit për çështje politike kërcënoheshin se nëse nuk pranonin gjithçka që u kërkonin hetuesit, atyre do t’u keqtrajtonin gruan dhe fëmijët.

Ndërkohë përpiqeshin t’u mbushnin mendjen se nëqoftëse pranonin disa faje që nuk i kishin kryer, të akuzuarit për kundërshtime politike të rendit socialist do të ndihmonin Partinë Bolshevike në luftën për ndërtimin e shoqërisë socialiste.

Dhe për një shërbim të tillë të burgosurve politikë u premtohej falja e jetës, lehtësimi i dënimit me heqje lirie e deri rehabilitimi i plotë. Por, në shumicën dërrmuese të rasteve, strukturat policore, dëshmitë e të akuzuarve politikë për krimet që nuk i kihin kryer, i përdornin për t’i dënuar dhe për t’i poshtëruar më shumë.

Në një situatë të tillë, të akuzuarit përgjithësisht përjetonin një traumatizim të skajshëm. Edhe udhëheqës të rëndësishëm të niveleve të larta të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, kanë pësuar traumatizim të këtyre përmasave.

Një drejtues me përvojë i kësaj partie, Lev Kamenjevi, para gjykimit, deklaroi: “Për mua nuk ka rëndësi masa e dënimit, atë e konsideroj të drejtë që më parë”. Ndoshta ushqente shpresa prandaj vendimin e gjyqit e priti shumë i tronditur.

U thinj Brenda natës.

Në sistemin politik totalitar të konsoliduar nga Stalini një fat të tillë pësuan edhe drejtues të tjerë të niveleve të ndryshme. Madje edhe vetë Stalini u vetëviktimizua nga regjimi policor që ideoi e realizoi në praktikë.

Kur Stalinin e njoftuan se Jakovi, djali i tij, kishte vdekur në një kamp përqendrimi gjerman, u mbyll në dhomë, e kaloi tërë natën vetëm e duke pirë, dhe në mëngjes e panë të thinjur.

Vetë Stalini nuk kishte pranuar ofertën e komandos së ushtrisë gjermane për ta këmbyer djalin e tij të zënë rob, me Feld Marshallin Paulus (komandanti më i rëndësishëm i ushtrisë gjermane që kishte pushtuar Bashkimin Sovjetik) të zënë rob nga ushtria sovjetike.

Ndër shqiptarët, sidomos ndër shqiptarët e Shqipërisë së Mesme, kanë qenë mjaft të përhapura mendësitë: “Halli i madh ose helmi i vdekjes se hidhur të zbardh”, “flokët e zbardhura para kohe tregojnë dhimbje të mëda”, “rrufetë e fatkeqësive të rënda t’i zbardhin flokët para kohe”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit