MENU
klinika

Foto e çiftit

Gruaja e Granit Xhakës në versionin “futbolliste”

19.02.2019 - 15:49

Të jesh e martuar me një futbollist, natyrisht që nuk mund të rrish pa prekur topin, në një mënyrë apo tjetër, qoftë edhe për pak publicitet.

Futbollisti kosovar Granit Xhaka, njëri nga më të mirët që kanë nxjerrë trojet shqiptare, ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Leonitën, gruan e tij, në një fushë futbolli.

Duket se Xhakan e ka “infektuar” edhe bashkëshorten e tij me këtë sport. Në fakt, çifti Xhaka e ka postuar një fotografi në Instastory ku shihet në një fushë futbolli, ndërsa bashkëshortja e futbollistit, Leonita, shihet me një top te këmbët e saj.

Sigurisht, derisa e ka burrin futbollist, edhe ajo dita-ditës është duke u mishëruar me këtë sport. Xhaka po luan me sukses tek Arsenal, ndërsa më parë ishte pjesë e Basel dhe Borussia Monchengladbach.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Urimi i sinqertë për nënën

Xhaka: Dashuri pa hile, vetëm dashuria jote