MENU
klinika

Tirana-Partizani

Halili i paraprin derbit: Premio të majme!

20.02.2019 - 11:10

Sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e programuar për të çelur javën e 23-të të Superiores, të premten, në orën 18:00, është një mundësi e mirë e bardhelbuve për të shfrytëzuar momentin e keq të korçarëve.

Por më shumë se kaq, mund të jetë edhe moral i lartë (në rast fitoreje) për të shkuar në derbi në formën më të mirë, për të thyer Partizanin pas 14 ndeshjesh.

Pikërisht për këtë arsye, presidenti i Tiranës, Refik Halili, mësohet se u ka premtuar një premio ta majme futbollistëve bardheblu, që të thyejnë mallkimin me Partizanin.

Ai e ka të qartë që në situatën ku ndodhet Tirana në kampionat është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të arrihet zona europiane, por nëse fitohet derbi, për tifozët do të kishte shijen e trofeut.

ard mema dhe refik halili
ard mema dhe refik halili

Madje një sukses i mundshëm ndaj të kuqve do t’i afronte fansat bardheblu me skuadrën. Përpara është transferta e Korçës, që paraqet vështirësi të mëdha, sidomos për shkak të mungesave.

Pa Hoxhallarin në dispozicion, Mema po programon zhvendosjen e Dokës në të majtë, ndërsa Kërçiku do të luajë në të djathtë. Dyshime në mesfushë dhe sulm: Marëelle vazhdon të shfaqë probleme, me Dajën të gatshëm për t’i marrë vendin, ndërsa Grent Halili dhe Kobina luftojnë për një vend në repartin e avancuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin