Hendeku mes Mauro Icardit dhe Interit pritet të thellohet edhe më shumë pas ditës së sotme, teksa argjentinasi, pas analizave të specializuara mjekësore, nuk ka asnjë dëmtim.
Icardi ditët e fundit është ankuar se ka probleme me këmbën dhe për këtë arsye nuk mund të luante, teksa mungoi në Europa League dhe një ndeshje kampionati.
Pasi iu hoq shiriti i kapitenit, erdhi pikërisht ky ‘dëmtim’, që mesa duket, ka qenë një sajesë e argjentinasit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sajti zyrtar i Interit që tregon se gjendja e Ikardit është e njëjta si para fillimit të sezonit.
Pritet tashmë reagimi i klubit. Me siguri, argjentinasin e presin tashmë sanksionet e klubit. E gjithë kjo lojë duket se po bëhet nga Wanda, gruaja e tij, që njëkohësisht edhe menaxherja.