MENU
klinika

Statistikat

Java e derbit, Tirana s’fiton prej 5 vitesh

25.02.2019 - 13:35

Të premten do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë që historikisht ka prodhuar episode nga më të ndryshmet, gjë që pritet edhe këtë herë.

Nga fitorja e fundit e Tiranës, që shënon më 7 shkurt 2014, nga 16 takime të luajtura, tetë janë zhvilluar ditën e premte. Edhe pse bardheblutë fitoren e fundit e kanë të premten, sërish kjo është ditë tersi për ta, sepse në shtatë ndeshjet e tjera Tirana ka dështuar të fitojë.

Në dy raste ekipet i kanë mbyllur ndeshjet pa gola, ndërsa në pesë raste të tjera kanë qenë të kuqtë, të cilët kanë fituar.

Një situatë e veçantë kjo, që veç një mijë arsyeve të tjera, bardhebluve u shtohet edhe e premtja. Për fiksim, ata duhet të thyejnë edhe këto besëtytni, që tregojnë qartë se e premtja nuk është dita e Tiranës.

partizani tirana 2-1
partizani tirana 2-1

Edhe në takimin e fundit është luajtur të premten dhe Tirana nuk ka mundur të fitojë. Për të mos folur që tre takimet rresht derbi janë luajtur në një ditë që shumë e konsiderojnë të veçantë si nga ana pozitive dhe negative.

Le shohim çfarë do të ndodhë këtë të premte. Tifozët bardheblu kërkojnë fitore dhe skuadra duhet t’i, por nga ana tjetër, Partizani lufton për titull dhe nuk dorëzohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin