MENU
klinika

"Brexit pa marrëveshje kushton shumë"

Jean-Claude Juncker aspak optimist për Brexit

21.02.2019 - 16:30

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, tha se ai ishte “jo shumë optimist” rreth shanseve të Britanisë për të rënë dakord për një marrëveshje me BE-në, duke paralajmëruar gjithashtu se çdo dështim do të jetë ekonomikisht i kushtueshëm.

“Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje dhe nuk mund ta përjashtoj këtë mundësi, kjo do të kishte pasoja të tmerrshme ekonomike dhe sociale në Britani dhe në kontinent, kështu që më të këqijat mund të shmangen. Por unë nuk jam shumë optimist kur është fjala për këtë çështje, “tha Juncker.

Deklarata vjen pas takimit të mbrëmshëm mes Theresa Mayt dhe Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Foto e marrë nga Politics home

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha “Së bashku me Kryeministren May, ne kemi përgatitur një marrëveshje shumë të mirë dhe të sigurt për të dyja palët, por doli që britanikët e hodhën poshtë dhe nuk ofruan asgjë në këmbim”, tha Tusk në një intervistë për transmetuesin privat TVN24.

“Natyrisht, nëse Britania nuk arrin të përgatisë një opsion të përshtatshëm në kohë, atëherë ka gjithmonë një mundësi për zgjatjen e këtyre negociatave në kohë, përtej 29 Marsit. Kjo do të ishte më mirë se një divorc pa marrëveshje”, tha Tusk gjithashtu.

Kundër Brexit-it pa marrëveshje janë shprehur edhe disa ministra britanikë, të cilët kanë kërkuar zgjatje të kohës së negociatave, një opsion që është pranuar edhe nga shefi i BE-së, jean Claude Juncker.

Rreth 15 ministra britanikë mund të votojnë për të ndaluar që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, në rast se deri atëherë nuk është arritur asnjë marrëveshje për Brexit-in, njoftoi Bloomberg të mërkurën, duke cituar burime të njohura me këtë çështje.

Foto e marrë nga Politico

Ministrat që kundërshtojnë një largim pa marrëveshje Brexiti, kanë bërë që kryeministrja britanike Theresa May të konsiderojë shkarkimin e tyre, nëse votojnë kundër saj në parlament javën e ardhshme, tha raporti.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Europian më 29 Mars, sipas ligjit të Brexit-it, të miratuar në parlament, por deri tani palët janë larg arritjes së një marrëveshjeje për këtë proces.

Kryeministrja May ka kërcënuar se Britania do të lërë unionin edhe pa marrëveshje, gjë që nuk pritet mirë si nga BE-ja, ashtu edhe nga një pjesë e zërave të rëndësishëm në Londër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…