15.02.2019 - 22:31
Juventus, ashtu sic pritej, ka regjistruar fitoren e radhës në kampionat, duke fituar 3-0 ndaj Frosinones në “Allianz Stadium”, duke u shkpëputur me 14 pikë nga Napoli i vendit të dytë.
Ishte Paulo Dybala, i rikthyer në formacion, ai që kaloi të tijtë në avantazh që në fillim të takimit. Sulmuesi argjentinas, të tre golat e tij në Serie A i ka shënuar brenda 11 minutave të para.
Bonucci dyfishoi pak më pas, teksa Cristiano Ronaldo, i cili kishte përgatitur golin e Dybala-s, ka shënuar golin e tretë pas pak më tepër se një ore lojë.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi që sulmuesi portugez arrin të shënojë dhe asistojë, diçka që nuk e kishte bërë në 21 ndeshjet e mëparshme.