Shumë prej këngëtarëve shqiptarë mbajnë shpesh koncerte edhe jashtë vendit. Një ndër shtetet ku ata janë më të kërkuar është edhe Zvicra, ku jetojnë me mijëra shqiptarë.
Greta Koçi ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku zbuloi se si një koncert “gjigant” dështoi në një koncert me 10 veta.
“Kemi qenë një herë në Zvicër, u bënë disa vite dhe kam qenë unë, Elita 5, Zanfina, Shkurte Fejza, Manjola Nallbani. U bë koncerti në një pallat sporti. Por në atë kohë secili nga ne mund të mblidhte 2 mijë vetë në një diskotekë tjetër të famshëm. Por të gjithë bashkë mblodhëm 10 vetë. Ishte bërë një super organizim dhe ne thamë këtu do bëhet nami. Organizatori i koncertit u zhduk dy-tre orë. U shqetësuam shumë dhe kur erdhi ai, e pyetëm, si qe puna? Këtu tha, para 2-3 vitesh ka kënduar një grup i famshëm roku dhe rinia kanë prerë damarët dhe ky vend është mbushur dhe mbahet si vend i keq. Ai nga ajo kohë nuk bëri më kurrë koncerte”, tha Greta.