Nuk mund të kishte debutim më të mirë për Kristal Abazajn me Osijek në kampionatin kroat. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar që në ndeshjen e parë me skuadrën e re.
Nëse Anderlecht nuk i besoi më shumë se 22 minuta gjatë gjithë fazës së parë, Osijek beson më shumë dhe pas 11 minutash i futur si zëvendësues në fushë, Abazaj shënon golin e fitores së Osijekut ndaj Istras.
Abazaj hidhet në fushën e lojës në minutën e 57` të takimit, kur Osijek ishte barazim 0-0 me Istran. Mjaftuan 11 minuta që Abazaj të tregojë klasin dhe të shënojë golin që vlen tri pikë për Osijekun.
Me këtë fitore skuadra kroate, që më herët ka pasur pjesë të saj dhe Eros Grezdën, shkon në kuotën e 40 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë në renditje.