MENU
klinika

Europa League

Lazio-Sevilla nis me dhunë, 3 të plagosur

14.02.2019 - 11:48

Ndeshja Lazio-Sevilla, e vlefshme për Europa League, që do të luhet sonte në mbrëmje, duket se ka nisur që mbrëmë, teksa ka pasur një sherr masiv në Romë mes tifozëve të të dyja skuadrave.

Tifozët janë përplasur në qendër të qytetit, ku janë përdorur shkopinj dhe thika. Si pasojë e këtij sherri, kanë mbetur të plagosur 3 persona, mes të cilëve 1 spanjoll, një anglez dhe një italian, ku dy të parët janë në gjendje më të rëndë.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë grupin e tifozëve, të cilët kishin mjete të forta dhe nëse situata nuk do të qetësohej, sot mund të flitej edhe për viktima.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që tifozët e skuadrave të ndryshme kanë probleme kur vijnë në Itali e sidomos kur luajnë ndaj Lazios.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN