Liverpool është rikthyer bindshëm te suksesi në Premier League, duke fituar 5-0, por City-t i ka mjaftuar vetëm 1-0 për të qenë një hap pas. Fitojnë edhe Chelsea, Manchester United e Arsenal.
Liverpool e ka zgjidhur shpejt ndeshjen, kur Mane shënon dopietë në harkun kohor të 11 minutave, në 9’ dhe 20’, dy herë me asistet e Arnold.
Në pjesën e dytë Origi ka cuar shifrat në 3-0 në 66’, duke mos pasur më asnjë dyshim për fitoren. Van Dijk shënon dy herë në 80’ e 83’, që i mban të kuqtë në krye, një pikë para vendit të dytë.
Është pikërisht Manchester City ai që mban vendin e dytë. Një fitore e vuajtur e djemve të Guardiolas në shtëpi, që fitojnë vetëm 1-0 ndaj West Ham, me gol të Aguero me penallti në 59’.
Lukaku është rikthyer te goli për Manchester United, madje dy të tillë, duke i dhënë fitoren “Djajve” 1-3 në transfertë me Crystal Palace. Një sukses që mban United 1 pikë larg zonës Champions.
Ka frymëmarrje për Chelsean, që fiton 2-0 derbin londinez ndaj Tottenham dhe duke rihyrë në garë për një vend në Champions. Ndërsa “Spurs” tashmë dorëzohen për titull.
Më herët, Arsenal fitoi 5-1 në “Emirates” ndaj Bournemouth. Rikthehet si titullar Ozil, që jo vetëm shënon golin e parë, por jep edhe asistin për golin e dytë të shënuar nga Mkhitaryan.
Për miqtë ngsuhtoi Mousset në 30’, por londinezët vulosën fitoren në pjesën e dytë me tre golat e shënuar nga Koscielny në 47’, Aubameyang në 59’ dhe Lacazette 78’. Një fitore që e mban Arsenalin në zonën Champions.