Shtëpitë e futbollistëve janë bërë shpesh objekt i vjedhjeve dhe së fundmi këtë fat të keq e ka pasur ylli i Realit të Madridit, Karim Benzema.
Sipas mediave spanjolle, hajdutët kanë shfrytëzuar kohën kur ishte duke u luajtur gjysmëfinalja e kthimit të “El Clasico”-s, në “Bernabeu”, mbrëmjen e së mërkurës dhe u futën në shtëpinë e francezit.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa nga të dhënat e para, sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë se hajdutët kanë arritur të marrin objekte në vlerë deri në 50 mijë euro.
Mbrëmja e së mërkurës ishte e me të vërtetë e tmerrshme për Benzema, pasi skuadra e tij u mposht 3-0 nga Barcelona.