MENU
klinika

Japonezi

Luan ende, futbollisti feston 52-vjetorin

26.02.2019 - 14:23

“Mosha është vetëm një numër”. Kjo është shprehja që i shkon për shtat futbollistit japonez Kazuyoshi Miura, që sot feston 52-vjetorin e lindjes.

Miura është në sezonin e tij të 34-të si futbollist profesionist. Disa futbollistë luajnë deri 40-vjeçare, mirëpo rastet si ai i Miuras janë të rralla, ndërsa vetë ka thyer rekordin.

Miura e filloi karrierën e tij në vitin 1986. Gjatë kësaj karrierë të gjatë, ai i shënoi 55 gola në 89 ndeshje për ekipin kombëtar të Japonisë dhe luajti në klube si Santos, Genoa, Dinamo Zagreb dhe Sydney.

Ai luajti edhe për Verdy Kawasakin, nga viti 1990 në vitin 1998, dhe bëri 192 paraqitje për klubin, gjatë së cilave shënoi plot 100 gola.

Njëra ndër klubet ku ai qëndroi më së gjati ishte Vissel Kobe. Miura ishte pjesë e klubit japonez në vitet 2001-2005, duke bërë 103 paraqitje dhe duke shënuar 24 gola gjatë kësaj kohe.

Miura është i vetmi lojtar i cili luan futboll që nga themelimi i ligës së Japonisë, J League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN