MENU
klinika

Serie A, java 24

Milan përmbys Atalantën, dopietë e Piatek

16.02.2019 - 22:27

Milan ka regjistruar një nga fitoret më të bukura këtë sezon, teksa ka përmbysur shifrat në Bergamo nga Atalantës, nga 1-0, në 1-3, ku dy gola i shënoi polaku Piatek.

Ndeshja ishte e ekuilibruar në fillim, por më pas vendësit morën iniciativën, për t’u shpërblyer në minutën e 33-të me anë të Freuler. 1-0 për Atalantën dhe tifozët vendës kanë të drejtë të festojnë.

Megjithatë, Milan nuk dorëzohet dhe në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë barazon me anë të polakut Piatek, që me një kthesë të bukur, mposht portierin Berisha.

Pjesa e dytë është edhe më e bukur. Por kur zikaltrit po sulmonin, vjen kundërgoditja e miqve. Calhanoglu kalon në avantazh Milanin dhe ka festë në kampin kuqezi.

Ndeshja është e hapur dhe ka raste për të dyja skuadrat, por është sërish Milan që gjen golin. Është përsëri Piatek, teksa shënon golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin.

Atalanta përpiqet të rihyjë në lojë, por e ka të pamundur. Fiton Milan dhe tashmë shkëputet me 4 pikë nga ndjekësit për zonën Champions League, por Roma e Lazio kanë nga një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN