MENU
klinika

Serie A, java 23

Mjafton Lautaro, Inter rikthehet te suksesi

09.02.2019 - 22:28

Pas tri ndeshjeve një barazimi dhe dy humbjeve radhazi, Inter është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhur 1-0 në transfertë Parmën, duke përforcuar vendin e tretë në renditjen e Serie A.

Parma u mbrojt mirë, teksa kundërsulmet ishin të rrezikshme. Gjatë pjesës së parë Gervinho goditi shtyllën, por ishte Inter ai që kontrolloi ndeshjen.

Zikaltrit shpërdoruan shumë mundësi për të shënuar, por në fund ishte Lautaro ai që i dha fitoren me një gol të bukur nga brenda zonës.

Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 43 pikëve, pesë më shumë se një vend më poshtë dhe nëntë më pak se Napoli i vendit të dytë.

Mauro Icardi ka vendosur një rekord netagiv, sulmuesi argjentinas nuk ka gjetur rrjetën në 16 goditjet e fundit, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë gjatë karrierës së tij në Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN