MENU
klinika

Serie A, Java 22

Mjafton një gol, Lazio afrohet me Champions

04.02.2019 - 21:05

Lazio e ka mbyllur në mënyrën më të mirë javën e 22-të të Serie A, duke fituar 1-0 në transfertë me Frosinonen dhe duke u afruar më zonë “Champions League”.

Në fushë kanë qenë 3 shqiptarë për Lazion, Thomas Strakosha në portë dhe Riza Durmishi në mesfushë, ndërsa në pjesën e dytë ka hyrë edhe Valon Berisha.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Caicedo në minutën e 36-të. Frosinone ka pasur disa raste të mira, por portieri shqiptar ka neutralizuar tentativat e vendasve.

Në fund Lazio mund të kishte shënuar edhe një gol tjetër, ndërkohë që ka pasur edhe pretendime për penallti. Gjithsesi, mjafton një gol për tri pikë, për të vijuar në luftën për një vend në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN