MENU
klinika

Së shpejti bisedime me Kremlinin

NATO paralajmëron: Evropa të bëhet gati për garën e armëve

13.02.2019 - 18:12

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë një tubimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, i kërkoi Rusisë të ndjekë rregullat e traktatit që, nënshkruar në vitin 1987 nga Ronald Reagan dhe kryetari i atëhershëm i BRSS Mikhail Gorbaçov, i ndaloi të gjitha raketat bërthamore me rreze të mesme.

Por, meqë kjo nuk ka gjasa të ndodhë, shefi i NATO-s përgatiti Evropën për një garë armësh.

“Ne nuk synojmë të vendosim raketa të reja bërthamore në Evropë”, tha ai, por përmendi se Europa duhet të përgatitej.

Stoltenberg njoftoi se do të zhvillojë bisedime me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në Konferencën vjetore të sigurisë në Mynih, e cila fillon më 15 shkurt. “Mendoj se është e rëndësishme të kemi dialog me Rusinë, veçanërisht kur kemi shumë çështje të vështira me të cilat po përballemi sot”, tha shefi i NATO-s.

Foto e marrë nga New York Times

Më 2 shkurt, Shtetet e Bashkuara filluan procesin gjashtëmujor të largimit nga Traktati INF pasi Uashingtoni dhe NATO vazhdimisht akuzuan Moskën për shkeljen e marrëveshjes.

kolana e librave

Rusia, e cila mohon akuzën, tha se po tërhiqet gjithashtu nga Traktati i INF. Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se Rusia mund të shpëtojë INF, por Moska e bëri të qartë se nuk ka kthim pas.

Putin menjëherë njoftoi se Rusia do të fillojë punën për krijimin e raketave të reja, duke përfshirë ato hipersonike dhe u tha ministrave të tij të mos fillonin bisedimet  me Uashingtonin.

Foto e marrë nga Reuters

Anëtarët e NATO-s tashmë premtuan mbështetjen e tyre për SHBA-të pas krizës. Stoltenberg përsëriti se Rusia ka shkelur traktatin shumë herë duke thënë: “Të gjithë aleatët evropianë pajtohen me Shtetet e Bashkuara sepse Rusia ka shkelur traktatin për disa vjet. “Ata po vendosin gjithnjë e më shumë raketa të reja të aftë bërthamore në Evropë”.

Traktati INF i dhjetorit 1987  nuk kishte si qëllim të bënte të pamundur një luftë nukleare por synonte ta bënte  atë më të vështirë duke eleminuar një nga komponentet me të rrezikshëm  të saj  ku mbrojtja nga këto tipe raketash  bëhej shumë vulnerable.

Ky traktat eleminoi reth 2700 raketa balistike duke i dhënë fund një rreziku permannet dhe stresues  për kontinentin europian dhe duke nisur  një periudhë 30-vjeçare paqeje dhe zhvillimi.