MENU
klinika

Shifrat sipas Instat

“Nga 842 në 652″/ Ulet numri të huajve që vijnë në Shqipëri për…

04.02.2019 - 10:51

Instituti i Statistikave në Shqipëri ka publikuar së fundmi disa shifra në lidhje me numrin e të huajve që kanë ardhur për të jetuar në Shqipëri për vitin 2017.

Në Shqipëri numërohen rreth 12900 të huaj që vijnë në Shqipëri për arsye të ndryshme, duke nisur nga punësimi e studimi, tek qëllimet humanitare apo për t’iu bashkuar familjarëve.

Sipas të dhënave përqindjen më të lartë mbi lejet e qëndrimit të të huajve sipas arsyes e zënë të huajt që kanë marrë leje qëndrimi për punësim.

Përqindjet sipas grupeve:

-Grupi i parë i të huajve me përqindjen më të lartë të qëndrimit janë të huajt që vijnë për punësim që zënë 50% të totalit.

-Grupi i dytë i të huajve me përqindjen më të lartë të qëndrimit janë ata që aplikojnë për bashkim familjar që zënë 23% të totalit.

-Grupi i tretë i të huajve janë ata që vijnë për të studiuar që në total për 2017 ishin 652.

Ulet numri i të huajve për studime në 2017:

-Në 2015 numri i të huajve që vijnë në Shqipëri për studime ishte 842, duke shënuar numrin më të lartë në 10 vite.

-Në 2017 vihet re një rënie e numrit të të huajvë që vijnë për studime nga 842 që ishte në 2015, në 652.

Numri i të huajve për arsye humanitare:

-Këtë vit është rritur numri me 2381 të huaj, rreth 18% e totalit.

Sipas të dhënave të INSTAT ky numër eshtë rritur ndjeshëm brenda 10 vitesh, pasi para 10 viteve janë dhënë 32 leje qëndrimi për arsye humanitare.

Origjina e të huajve në Shqipëri:

Të dhënat e INSTAT:
1- Të huajt nga Europa për 2017 janë 7600
2- Të huajt nga Azia për 2017 janë 3600
3- Të huajt nga Amerika për 2017 janë 1260
4- Të huajt nga Afrika për 2017 janë 340/ E.S

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ligji i ri me penalitet

100 mijë lekë po gënjyet në Cens