MENU
klinika

Nga Washington Post

Një ditë Britania do të kthehet në BE…

04.02.2019 - 14:36

Personalisht, kam menduar gjithmonë që Britania mund dhe duhet të jetë anëtare e klubit të shteteve evropiane dhe rrjetit më të madh të tregtisë së lirë në botë.

Për BE-në është mundësia për prosperitet dhe garantues i paqes në Evropë. Britania është mike e çdo grupi të interesit kryesor ekonomik, që nga fermerët e deri tek sindikalistët. Britanikët janë evropianë në aspektin kulturor dhe filozofik.

Një ditë, nuk kam asnjë dyshim, një votim i dytë publik do ta përmbysë Brexit, dhe Britania do të rikthehet në BE.

Mundësia që ky votim i dytë mund të bëhet këtë vit, ende ekziston, por po zvogëlohet.

Megjithatë, kjo nuk do të vendosë asgjë.

Përfundimisht do të dalë një qeveri e qendrës dhe e majta që do ta zgjidhë çështjen dhe do të bashkohemi me BE, miratuar kjo në një votim të dytë publik. Pyetja e vetme është nëse për këtë do të duhen dy apo dhjetë vjet.

Kjo luftë fillon tani. Ata që paralajmërojnë se një referendum i dytë rrezikon trazira shoqërore, duhet të imagjinojnë situatën në Britani brenda vetëm pak vitesh.

Kështu, në javët dhe vitet e ardhshme, Partia Laburiste, duhet të kërkojë që nëse nuk mbahen zgjedhje të përgjithshme, të mbahet një referendum i dytë.

Deputetët dhe udhëheqësit e sindikatave të përfshira në këtë tradhëti duhet të reflektojnë mbi propozimet e fundit të komisionit gjerman të qymyrit. Gjermania do të nisë një program 20-vjeçar të rigjenerimit ekonomik, 40 miliardë euro, një plan Marshall për rajonet e vjetra industriale.

A do të ngrihet ndonjëherë grupi i Corbyn që tani kontrollon PartinëLaburiste, kundër Evropës si pjesë e botëkuptimit socialist të shekullit të 19-të? Tani e dimë se nuk mundet. Misioni është të bindë një shumicë të britanikëve se iu leverdis më shumë t ë qëndrojnë në Evropë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…