Lazio-Empoli ka hapur javën e 23-të të Serie A, ku bardhekaltrit kanë fituar 1-0 në “Olimpico”, duke marrë tri pikë me shumë vlerë dhe e shohin veten në vendin e katërt.
Tri pikët u morën falë golit të Caicedo-s nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte një sfidë me shumë shqiptarë, si në fushë ashtu edhe në stol.
Për Lazio-n ishte Strakosha, i cili tashmë është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Inzaghi-t. Në stol, kryeqytetasit kishin edhe talentin e mbrojtjes Sergio Kalaj. Në krahun tjetër ishte Veseli, i cili luajti 90 minuta për miqtë.
Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vend të katërt duke parakaluar Milan, Atalanta dhe Roma në luftën për Champions League.
Gjithsesi, skuadrat e tjera kanë një ndeshje më pak dhe në fundjavë Lazio mund të zbresë përsëri në vendin e shtatë.