Lazio nuk ka arritur dot të përmbysë shifrat në Spanjë. Sevilla nuk e diskutoi kualifikimin, duke fituar 2-0 ndaj Lazio-s në “Ramon Sanchez Pizjuan”, pasi kishte fituar 1-0 edhe në “Olimpico”
Nuk ishte një nga paraqitjet më të mira të portierit shqiptar Thoma Strakosha. Pasi e kishte mposhtur ekipin italian 1-0 në Itali, skuadra e Machin bindi edhe në ndeshjen e kthimit.
Ndërkohë Strakosha me shokë do të kthehen të zhgënjyer në shtëpi, pasi mund të kishin bërë më shumë, sidomos në pjesën e dytë kur vendasit mbetën me 10 lojtarë.
Jo vetëm që nuk e shfrytëzuan avantazhin numerik, por pak më pas mbetën vetë me një lojtar me pak. Ishte Ben Yedder ai që kaloi të tijtë në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Sarabia vulosi gjithçka në fund të takimit.
Skuadrës së Inzaghi-t tani i ka mbetur vetëm të luftojë për kualifikimin në Champions League duke u renditur mes katër më të mirëve në Serie A.