MENU
klinika

Presidenti i FSHF-së

Paga e Dukës si anëtar i KE-së së UEFA-s

07.02.2019 - 18:31

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur ditën e sotme në Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, në Kongresin që po zhvillohet në Romë.

Ky pozicion, do t’i sjell Dukës një pagë vjetore prej 160 mijë eurosh, në total për 4 vjet do të pëfitojë 640 mijë euro. Kjo shumë është publikuar vitin e shkuar nga vetë institucioni më i lartë në Europë.

Kjo ishte hera e dytë që Duka kandidonte për ktë post. Ai arriti të merrte 36 vota nga 55 të mundshme, për një mandat 4 vjeçar.

Po Duka ka edhe benefite të tjera nga pozicioni në Komitetin Ekzekutiv që do të mbajë për katër vitet e ardhshme. Gjithçka sa u takon udhëtimeve dhe aktiviteteve që organizon UEFA, janë të paguara për anëtarët e saj.

Nuk është thjesht një çështje prestigji, sepse edhe përfitimet janë vërtet për t’u marrë në konsideratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN