MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 21

Partizani mposht Kastriotin për herë të 5-të

09.02.2019 - 19:14

Partizani ka marrë një tjetër fitore, duke mposhtur për të pestën herë këtë sezon ekipin e Kastriotit, sot me rezultatin 2-0.

Pas një pjesë të parë jo shumë të mirë, “Demat” u zgjuan në të dytën dhe shënuan shumë shpejt. Në minutën e 52’, Telushi realizon një supergol.

Mesfushori ndalon bukur një top të larguar nga mbrojtja krutane dhe godet fluturimthi me të majtën, duke realizuar një gol spektakolar.

Vetëm 9 minuta më vonë, Partizani shënoi sërish. Kësaj radhe ishte protagonist Mala, i cili shpërthen nga krahu i majtë, spostohet drejt qendrës dhe godet fort me të djathtën.

Goditja e mesfushorit ndalet në shtyllë, por Bardhi është aty për të shtyrë topin e kthyer drejt rrjetës, duke shënuar të dytin për Partizanin. Ky gol vendosi dhe rezultatin final të takimit, që u mbyll 2-0 në favor të “Demave”.

PARTIZANI-KASTRIOTI   2-0

Telushi 52′, Bardhi 61′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi (Kote 27′), Trashi, Atanda, Telushi (Hebaj 65′), Mala, Asani, Mensah (Duka 58′), Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Kastrioti: Çekrezi, H. Marku, Shehi (T. Marku 63′), Çela, Ndreca, Ymeraj (Becka 83′), Shehu, Kalaja, Roxher, Vatnikaj (Pepa 64′), P. Bardhi. Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi; Ilir Tartari, Orgest Grabova, Kridens Meta

Kartonë të verdhë:  Ibrahimi 78′ / Marku 42’, Ndreca 51′, Cela 77′