MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 23

Partizani thyen Flamurtarin, arratiset në krye

23.02.2019 - 18:58

Partizani ka reaguar menjëherë pas humbjes së javës së kaluar. Të kuqtë kanë fituar 3-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Flamurtarit dhe shkon në 10 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Një ndeshje me tension, sidomos pas golit të barazimit të përkohshëm të Flamurtarit, ku tifozët e kuq hynë në fushë dhe sulmuan fotografin e ekipit vlonjat. Për këtë gjest u ndëshkua edhe autori i golit, Ribaj, duke lënë ekipin me 10 vetë.

Të besuarit e Gegës e nisën takimin shumë mirë dhe kaluan fillimisht në avantazh dhe anë të sulmuesit Jurgen Bardhi, i cili në minutën e 11’ ndëshkoi Koliçin.

Pas avantazhit, pritej që Partizani të kontrollonte lojën, por Flamurtari u zgjua dhe mori frenat e lojës. Skuadra vlonjate arriti edhe të barazojë, me anë të sulmuesit Ribaj. 29-vjeçari ndëshkoi Hoxhën në minutën e 40’ të takimit dhe gjatë festës së kuqezinjve, pati dhe shumë tension në fushë.

Pjesa e dytë nisi me Partizanin shumë kërkues. Gega nuk u pajtua kurrsesi me rezultatin dhe hodhi dy sulmues në fushën e lojës, fillimisht Mensah dhe pastaj Hebajn.

Ishte pikërisht shkodrani ai që i dha fitoren kryesuesve. Brenda dy minutash, numri 9 i të kuqve shënon dy herë, duke “likuiduar” Flamurtarin dhe duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij, që vazhdon të kryesojë kampionatin me diferencë pikësh.

PARTIZANI-FLAMURTARI  3-1

Bardhi 11′, Hebaj 67′ 72′ / Ribaj 40′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi (Mensah 54′), Trashi, Atanda, Telushi, Asani, Duka (Hebaj 65′), Mala (Kote 77′), Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Flamurtari: Koliçi, Liçaj (Ymeraj 76′), Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Mustafa (Sukaj 85′), Rrapaj (Beqaj 62′), Musta, Kale, Ribaj. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Kridens Meta

Kartonë të verdhë: Trashi 14′, Rexhepi 61′ / Liçaj 33′

Karton i kuq: Ribaj 41′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 23

Luftëtari, fitore mbijetese ndaj Teutës