Muzeu Historik Kombëtar ka afishuar një ngjarje të rëndësishme për popullin shqiptar që vjen nga Lufta e dytë Botërore në portalin e saj. Ajo ka afishaur 75-vjetorin e Masakrës së 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë.
Jo pak herë pushtuesi nazist ka kryer masakra në Shqipëri. Ngjarje të tilla si masakra e Borovës apo masakra e Draçovës vazhdojnë me masakra si ajo e qytetit të Tiranës për ta nënshtruar popullin dhe për të treguar supermacinë e tij gjatë këtij pushtimi.
Në 4 shkurt të vitit 1944 ka ndodhur një raprezalje e bastisje e shpejtë e kryer nëpër shtëpitë dhe familjet e Tiranës. Pushtuesi nazist gjerman natën e 4 shkurtit kanë vrarë dhe arrestuar shumë persona.
Kontrektisht me një dhunë të përgjakshme janë vrarë rreth 84 njerëz nga qyteti i Tiranës, dhe janë arrestuar mbi 300 të tjerëve.
Kjo ndodhi vetëm me arsyen që duhej të frikësohej e të hiqte dorë nga rezistenca e nisur, Shqipëria të hiqte dorë nga lufta e popullit për liri si dhe të sigurohej qetësia e rendi që kërkonte regjimi gjerman të ishte i sigurt.
Nga ana e organizatorëve të saj ishin edhe bashkëpunëtorët e regjimit si Xh. Deva, ministër i brendshëm dhe Xhelal Staravecka, komandant i xhandarmërisë së Tiranës.
Me gjithë këtë masakër të një populli të pafamshëm, lufta për rezistencën kundër okupimit dhe kundër regjimit nazist nuk u ndal. Lufta me qëndresën antifashiste të shqiptarëve vazhdoi deri në çlimirine tij.