MENU
klinika

Europa League

Përmbys Arsenal, kualifikohen pretendentët

21.02.2019 - 20:51

Asnjë problem për ekipet pretendente që luajtën në orën 18:55 në Europa League. Arsenal, që kishte humbur takimin e parë 1-0 në Minsk, në Londër ka fituar 3-0 dhe kalon në 1/8 finale.

Po ashtu, ka përmbysur edhe Dinamo Zagreb, Salzburg dhe Zenit, ndërsa Napoli është mjaftuar me një fitore 2-0 ndaj modestëve të Zurich. Elseid Hysaj ka luajtur për 90 minuta titullar.

Eintracht Frankfurt ka bindur në kthim ndaj gjigantëve ukrainas të Shakhtar Donetsk, duke fituar 4-1, teksa ndeshja e kthimit kishte përfunduar në barazim 2-2.

Valencia fiton edhe në kthim ndaj Celtic. Pas 2-0 në Gllasgoë, në Spanjë mjftohet vetëm 1-0. Kalon edhe Villarreal, që ka barazuar 1-1 me Sporting Lisbon, por kishte fituar takimin e parë në Portugali.

Nuk priten surpriza edhe në ndeshjet e orës 21:00, pasi Chelsea, Inter dhe Benfica kanë fituar në transferta dhe luajnë në shtëpi të qetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN