MENU
klinika

Bundesliga, Java 20

Përmbyset Bayern, ndalet Dortmund

02.02.2019 - 17:25

Java e 20 e Bundesliga-s ka dhuruar plot surpriza, ku më kryesoret janë ndeshjet e kryesuesve. Leverkusen ka përmbysur 3-1 në shtëpi Bayern Munchen, ndërsa Dortmund është ndalur 1-1 në Frankfurt.

Bayern Munchen e mbylli pjesën e parë në avantazh 0-1, kur Goretza shënoi në minutën e 41-të. U duk se do të ishte një fitore e thjeshtë për miqtë, porn ë të dytën ndodhi e kundërta.

Leverkusen shënon golin e barazimit në minutën e 53-të me anë të Bailey. Vendësit nuk do të ndaleshin këtu, pasi Volland 10 minuta më pas do të shënonte golin e avantazhit. Në fund, Alario vulos fitoren 3-1.

Bayern Munchen humb terren ndaj kreut, për më tepër që edhe Borussia Dortmund u ndal në një barazim. Bavarezët jo vetëm që nuk e shfrytëzuan këtë mundësi, por shkojnë në 7 pikë diferencë tashmë.

Edhe në Frankfurt ishin miqtë ata që shënuan të parët. Reus në minutën e 22-të kalon në avantazh Dortmund, duke krijuar iluzionin e një suksesi të lehtë.

Eintracht barazon në minutën e 36-të me Jovic. Pjesa tjetër e ndeshjes nuk pati më gola, por nuk do të ishte habi që edhe në këtë sfidë të kishte përmbysje, pasi vendësit luajtën fort në fundin e takimit.