MENU
klinika

The Hill

Problemet e Amerikës nuk i zgjidhin fjalët…

07.02.2019 - 14:24

Me fjalimin e fundit nga Presidenti Trump, pamë se ndarjet tona politike nuk kanë gjasa të tejkalohen shpejt.

Edhe pse stafi i Shtëpisë së Bardhë parashtroi një fjalim që do të nxjerrë në pah unitetin, republikanët e panë atë si një mbrojtje të fuqishme të politikave të tij. Demokratët i quajtën fjalët e tij gënjeshtra dhe provokime.

Përkundër skandaleve dhe krizave të administratës së Trump, liderët tanë duhet të gjejnë zgjidhje konsensuale për shumë sfida me të cilat ballafaqohet kombi.

Çdo amerikan që kalon në autostradat tona ose fluturon nga aeroportet tona, e di se infrastruktura jonë ka nevojë për përmirësim dhe modernizim. Çmimet gjithnjë në rritje të mjekësisë, strehimit, arsimit dhe kujdesit për fëmijët vazhdojnë të shtrydhin klasën tonë të mesme.

Duhet duke pranuar se emigrantët luajnë një rol themelor në forcimin e ekonomisë sonë dhe formojnë një pjesë integrale të historisë amerikane të suksesit.

Ndërkohë, bota bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. Ne duhet të nxisim inovacionin amerikan dhe të sigurojmë stabilitetin tonë ekonomik në vend të angazhimit në luftëra të dëmshme tregtare globale.

Ne duhet të punojmë me aleatët tanë. Kur të gjithë anëtarët investojnë në aleancat tona, ne jemi më të fortë së bashku.

Në planin afatgjatë, ne kemi nevojë për reforma në sistemin tonë politik. Në planin afatshkurtër, ne duhet t’i inkurajojmë udhëheqësit tanë që të gjejnë zgjidhje konsensuale për problemet.

Fjalimi i Trumpit këtë javë për gjendjen e shtetit shërbeu si një kujtesë për sfidat me të cilat ballafaqohet kombi ynë. Ne kemi nevojë për një ekip të plotë të Shtëpisë së Bardhë që menaxhon qeverinë, jo që e mbyll atë.

Politika jonë mund të jetë e zhurmshme dhe kjo nuk është problem. Por pa veprime kuptimplotë dhe zgjidhje reale, dramatika politike do të vazhdojë të zhurmojë...

Dan Mahaffee është nënkryetar i lartë dhe drejtori i politikës në Qendrën për Studimin e Presidencës dhe Kongresin në Uashington.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një marrëveshje i dha fund mbylljes

“Makthi” i SHBA-së mbaroi/ Rihapet qeveria amerikane