MENU
klinika

Përplasja

Protesta shtyn ndeshjen e Superiores

15.02.2019 - 12:37

Protesta e nesërme e opozitës ka dhënë efektet anësore edhe në sport, pikërisht në Kategorinë Superiore.

Ndeshja e javës 22 mes Tiranës dhe Luftëtarit është shtyrë për ditën e diel. Sfida ishte parashikuar nesër në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, sipas kalendarit.

Në faqen zyrtare të FSHF-së ende nuk ka ende lajmërim por është klubi bardheblu ai që lajmëron një orë përpara conferences së sotme për shtyp se nuk zhvillohet dalja për media, por të shtunën, pasi ndeshja është shtyrë.

Motivet nuk janë bërë me dije, por fakti është se protesta e opozitës, e caktuar ditën e shtunë, mund të ketë sjellë këtë shtyrje të aktivitetit sportiv për një ditë më pas.

Forcat policore do të jenë të gjitha të organizuara për mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë, orari i së dielës nuk është vendosur ende. Pyetja që lind është: Po nëse protesta zgjat edhe të dielën?