MENU
klinika

Traktati INF

Pse rusët nuk u shqetësuan për fundin e traktatit me amerikanët?

03.02.2019 - 12:39

Të premten, anëtarët e administratës së Trump kërkuan tërheqjen nga një traktat  i  kontrollit të armëve bërthamore me Rusinë.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se e kishin paralajmëruar disa herë Rusinë. Megjithatë Rusia sipas tyre  kishte shkelur  traktatin. Shkelja e Rusisë vë miliona evropianë dhe amerikanë në rrezik dhe kjo heq mundësinë që marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve të përmirësohen.

Është e vërtetë se ky është një veprim i rëndësishëm që me sa duket e dëmton Rusinë, por është gjithashtu e vërtetë që Putini nuk është i pikëlluar për përfundimin e saj. Në fakt, ai ka kërcënuar të dalë nga traktati për më shumë se një dekadë. Të shtunën, ai njoftoi se Rusia do të heqë dorë nga traktati, pas Shteteve të Bashkuara.

Putini ka theksuar në mënyrë të përsëritur faktin se vendet e tjera nuk janë bashkuar në traktat. Në vitin 2007, gjatë administratës së Xhorxh W. Bush, ai tha këtë, sipas një raporti të Associated Press: “Ne duhet të bindim vendet e tjera të përfshihen në traktat. Nëse ne nuk jemi në gjendje të arrijmë një qëllim të tillë, situate do të vështirësohet”.

A e kupton Rusia vlerën e këtij traktati?

Putin ka thënë se me këtë traktat ka patur përparime të mëdha, por traktati nuk përfshinte raketat me rreze te mesme detare dhe ajrore.

Ajo që në fund morën rusët ishte një mungesë ekuilibri e qartë: Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të prodhojnë dhe mbajnë raketat e mesme. Pothuajse të gjithë fqinjët e rusëve bëjnë armë të tilla, duke përfshirë vendet në lindje të kufijve rusë, dhe vendet e Lindjes së Mesme, ndërkohë që asnjë nga vendet në kufi me Shtetet e Bashkuara, as Kanadaja e as Meksik,a nuk prodhojnë armë të tilla.

Kjo tregon arsyen pse Putin nuk u shqetësua aq shumë për traktatin.

Kjo nuk do të thotë as që Putin është kënaqur.

Por vetëm për shkak se Rusia bëri diçka të gabuar, nuk do të thotë se Rusia do të ndëshkohet ose nuk e pëlqen  rezultatin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN