MENU
klinika

Champions League

PSG shtang United, Roma-Porto e hapur…

12.02.2019 - 22:57

Kanë përfunduar dy ndeshjet vajtëse të fazës së 1/8 finale të Champions League, ku duke parë formën aktuale, është regjistruar edhe surpriza e parë.

PSG ka fituar 2-0 në “Old Trafford”, ndaj Manchester United, duke i shkaktuar humbjen e parë trajnerit Solskjaer në 12 ndeshje që drejton ai që nga 18 dhjetori i vitit të kaluar.

PSG nuk kishte në dispozicion Neymar dhe Cavanin, por duket se kjo ka ndikuar vetëm në pjesën e parë, kur u mbyll në barazim pa gola.

Në të dytën, miqtë shënuan në minutën e 53-të me anë të Kimpembe. Kur pritej reagimi i vendësve, PSG ndëshkon sërish. Është Mbappe që 7minuta më pas dyfishon shifrat, duke shtangur të pranishmit.

Pavarësisht përpjekjeve të United, përfundon 0-2, një rezultat që thuajse nxjerr jashtë “Djajtë e Kuq”. Ndërsa PSG që shpreson të shkojë deri në fund këtë vit.

Ndërsa Roma ka fituar 2-1 në shtëpi ndaj Portos. Edhe në këtë sfidë pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, duke lënë gjithcka të hapur në të dytën.

Zaniolo shënon dy gola për verdhekuqtë në harkun kohor të në 6 minutave, në të 70’ dhe 76’. Megjithatë, portugezët ngushtojnë diferencën me Adrian në minutën e 79-të, duke lënë të hapur ndeshjen e kthimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN