MENU
klinika

U sulmua fotografi

Reagimi i Braçes për Partizani-Flamurtari

25.02.2019 - 11:48

Ajo që ndodhi në ndeshjen Partizani-Flamurtari, ku u sulmua një fotograf (vlonjat), ka sjellë shumë reagimi, i fundit nga Erion Braçe, i njohur si një nga tifozët më të zjarrtë të skuadrës së Partizanit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ në lidhje me ndeshjen e fundit, ai shprehet se, që nga koha kur mori postin e zv. Kryeministrit, nuk ka shkelur më në stadium, në mënyrë që të mos ketë polemika dhe kjo mungesë i dhemb.

POSTIMI I BRAÇES

“PËR DY LEGJENDA,

PARTIZANIN E FLAMURTARIN, ARBITRIN E PAAFTË, ZOTIN IDRIZI DHE PËR VETE!

Po i nderuar zoti Idrizi, nuk shkrova dje e sot për ndeshjen Partizani-Flamurtari vetëm prej atij episodi të izoluar dhune! Nuk më pëlqeu! S’e pranoj!

Por meqë ju më ftoni të flas, në shenje respekti për ata që luajnë në fushë, atë që i ndjekin dhe të gjithë ju që investoni, po e bëj!

E para: Qysh ditën që kam marrë detyrën, nuk kam shkelur më në stadium; Nuk dua të dukem si ata që kam sulmuar e jo më të bëj si ata! Ti nuk e merr me mend sa më dhemb kjo, por besoj më mirë kështu se sa qenia ime aty të dyshohet, gjykohet e dënohet si ndërhyrje në garë!

E dyta: E pashë ndeshjen ARBITRI ISHTE I PAAFTË!

Harroje se e kishte blerë Partizani! Ti e di fare mirë se Partizani e ka vuajtur këtë gjë dhe nuk e bën kurrë kundër të tjerëve. Arbitri nuk ishte as “kamikaz” siç një arradhe e madhe që është sjelle kështu kundër Partizanit. Pra, po ju them se Partizani kurrë nuk hyn në marrëdhënie me arbitrat, kurrë!

E treta, raporti i ndeshjes: Ai për vendimet e arbitrit, nuk mund të jetë ai i një gazetari të njëanshëm që më në fund e pa “një ditë të bardhë” të hedhë arbitra në favor të Partizanit!

Edhe unë mbaj shënime kur kam nge dhe arbitri nuk ndëshkoi një seri faullesh të rëndë kundër Partizanit, si ai i Trashit apo më të rëndë se ai.

E katërta: Nxjerrja me të kuqe e lojtarit të Flamurtarit ishte banale, vendim idiot dhe më ulëritësi që dëshmon paaftësinë e arbitrit!

E pesta: Dhuna e 5 personave, vetëm 5 të tillëve, në 4000 që ishin në stadium, ishte e turpshme, e papranueshme dhe për këtë shkak, tifozët e klubi e kanë dënuar publikisht!

Nuk e kuptoj pse e donit nga unë këtë. Unë jam njëri nga ata mijëra të kuq që e duam futbollin, jo dhunën!

Por këtu më lejo të them: Një ndeshje futbolli është gare, pasion e betejë e ndershme deri në fund!

NUK MUND TË JETË KURRË PROVOKIM, TALLJE APO HUMBJE KOHE.

 

View this post on Instagram

 

PER DY LEGJENDA, PARTIZANIN E FLAMURTARIN, ARBITRIN E PAAFTE, ZOTIN IDRIZI DHE PER VETE! Pooo i nderuar zoti Idrizi, nuk shkruajta dje e sot per ndeshjen Partizani-Flamurtari vetem prej atij episodi te izoluar dhune! Nuk me pelqeu! Se pranoj! Por meqe ju me ftoni te flas, ne shenje respekti per ata qe luajne ne fushe, ata qe i ndjekin dhe te gjithe ju qe investoni, po e bej! E para, qysh diten qe kam marre detyren nuk kam shkelur me ne stadium; Nuk dua te dukem si ata qe kam sulmuar e jo me te bej si ata! Ti nuk e merr me mend sa me dhemb kjo, por besoj me mire keshtu se sa qenia ime aty te dyshohet, gjykohet e denohet si nderhyrje ne gare! E dyta, e pashe ndeshjen; ARBITRI ISHTE I PAAFTE! Harroje se e kishte blere Partizani! Ti e di fare mire se Partizani e ka vuajtur kete gje dhe, nuk e ben kurre kunder te tjereve. Arbitri nuk ishte as “kamikaz” sic nje arradhe e madhe qe eshte sjelle keshtu kunder Partizanit. Pra, po ju them se Partizani kurre nuk hyn ne marredhenie me arbitrat, kurre! E treta, raporti i ndeshjes-ai per vendimet e arbitrit, nuk mund te jete ai i nje gazetari te njeanshem qe me ne fund e pa “nje dite te bardhe” te hedhe arbitra ne favor te Partizanit! Edhe une mbaj shenime kur kam nge dhe, arbitri nuk ndeshkoi nje seri faullash te rende kunder Partizanit, si ai i Trashit apo me te rende se ai. E katerta, nxjerrja me te kuqe e lojtarit te Flamurtarit ishte banale, vendim idiot dhe me uleritesi qe deshmon paaftesine e arbitrit! E pesta, dhuna e 5 personave, vetem 5 te tilleve ne 4000 qe ishin ne stadium, ishte e turpshme, e papranueshme dhe per kete shkak, tifozet e klubi e kane denuar publikisht! Nuk e kuptoj pse e donit nga une kete; Une jam njeri nga ata mijera te kuq qe e duam futbollin, jo dhunen! Por ketu me lejo te them; Nje ndeshje futbolli eshte gare, pasion e beteje e ndershme deri ne fund! NUK MUND TE JETE KURRE PROVOKIM, TALLJE APO HUMBJE KOHE. Ndodh te kthehet edhe keshtu, por ky nuk eshte futbolli qe une e ju pelqejme; Ndryshe shkojme poshte kalit te Skenderbeut e therrasim kete fotografin per foton e duhur, atje jo ne stadium! Lere pastaj kur dhunen e therret vete fotografi. E fundit, respekt pa fund per Vloren! Perulem

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

Ndodh të kthehet edhe kështu, por ky nuk është futbolli që unë e ju pëlqejmë, ndryshe shkojmë poshtë kalit të Skënderbeut, e thërrasim këtë fotografin për foton e duhur, atje jo në stadium! Lëre pastaj kur dhunën e thërret vetë fotografi.

E fundit, respekt pa fund për Vlorën! Përulem”.