MENU
klinika

Serie A, java 23

Roma bind në Verona, arrin Lazion

08.02.2019 - 22:28

Pas dy barazimeve dramatike radhazi në kampionat, Roma është rikthyer me një fitore bindëse në Verona ndaj Chievos, duke fituar në shifrat 3-0, e vlefshme për javën e 23-të.

Një natë më parë Lazio fitoi 1-0 dhe kapi vendin e katërt, por sot Roma është kundërpërgjigjur dhe i rrëmben pozicionin vetëm falë golaverazhit më të mirë. Një pozicion që do të thotë pjesëmarrje në Champions sezonin e ardhshëm.

Ndeshja me Chievon thuajse është vendosur për 9 minuta. Është El Sharaawy që shënon fillimisht, ndërsa më pas Dzeko dyfishon shifrat, për ta mbyllur pjesën e parë 0-2.

Në minutën e 51-të, Kolarov “vret” ndeshje, teksa shënon golin e tretë. Nuk mund të ndodhte ai 3-3 i ndeshjes me Atalantën, kështu që Roma administron me qetësi pjesën e mbetur.

Megjithatë, pozicioni në vendin e katërt nuk është shumë i sigurt për Romën, pasi nëse Milan fiton të dielën në shtëpi me Cagliarin, e kalon me një pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN