Një gol në minutën e pestë shtesë nga Dzeko dhe Roma ka fituar 3-2 në Frosinone, duke mbajtur të hapur luftën për Champions, teksa mbetet 1 pikë larg vendit të katërt, që zotërohet nga Milan.
Ishin vendasit ata që kaluan në avantazh, kur Ciano gjen golin e parë që në minutën e pestë. Por Roma gjen forca dhe në harkun kohor të dy minutave, shënon 2 gola.
Fillimisht Dzeko barazon shifrat, ndërsa në aksionin pasardhës Pellegrini përmbys, duke e mbyllur 1-2 pjesën e parë në favor të Romës.
Miqtë janë përpjekur për të vrarë ndeshjen me një gol të tretë, por ishte Frosinone ajo që barazon shifrat në minutën e 80-të me anë të Pinamontit.
Gjithsesi, në sekondat e fundit, Roma gjen golin e fitores me Dzekon. Një sukses i vuajtur, por që vlen shumë, teksa verdhekuqtë do të shkojnë në derbi ndaj Lazios me moral të lartë.