MENU
klinika

Tarifat ndëshkuese

“Rreziku nga makinat europiane”/ Raporti amerikan për cënim sigurie

20.02.2019 - 15:13

Departamenti Amerikan i Tregtisë dorëzoi raportin për cenimin e sigurisë kombëtare në mesin e kërcënimeve të Donald Trumpit se mund të vendosë tarifa ndëshkuese doganore për importet e automjeteve nga BE.

Raporti tregon se këto importe rrezikojnë sigurinë amerikane, por nuk ka detaje të mëtejshme. Dokumenti është në tryezën e Trump që ka tani 90 ditë kohë për të vendosur nëse do t’i rrisë tarifat deri në 25%.

Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash- në vitin 2017 SHBA ka importuar makina dhe pjesë këmbimi në vlerë prej 340 miliardë dollarësh.

Bashkimi Europian, dhe ekonomia me e fuqishme e tij, Gjermania, deklaruan se do të përgjigjen me të njëjtën monedhe.

makinat europiane-konica.al

Interesi i BE-së është t’i përmirësojë marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ajo do të reagoje nëse presidenti amerikan vendos tarifa ndëshkuese, tha një zëdhënës i Komisionit Europian e me të njëjtat tone u shpreh dhe ekzekutivi në Berlin.

Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Trump.

Vetë industria amerikane e automjeteve është shprehur kundër rritjes se tarifave që do të ulnin në masë investimet në këtë degë e sipas disa vlerësimeve, do t’i shtrenjtonin me 1800 dollarë automjetet e prodhuara ne SHBA, sepse të gjitha ato përmbajnë pjesë të importuara.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit