MENU
klinika

Tragjedia

Sala akoma i humbur, Nantes kërkon parátë

06.02.2019 - 19:30

Ndonëse Emiliano Sala ende nuk është gjetur, klubi francez i Nantes, që e shiti futbollistin argjentinas te Cardiff në Premier League, kërkon 17 milionë eurot e marrëveshjes së transferimit.

Emiliano Sala për fat të keq nuk arriti për asnjë moment të shijonte aventurën e tij në klubin e ri, megjithatë, kjo nuk ka penguar aspak ish-skuadrën e tij për të kërkuar shumën e rënë dakord mes dy klubeve.

Megjithatë, klubi i Cardiff është shprehur se do ta respektojë marrëveshjen mes klubeve. Ndërkohë, nga sa bëhet e ditur nga “BBC Wales”, mësohet se klubi uellsian do ta paguante kartonin e Sala përgjatë tre viteve.

Sa i përket klubit të Nantes, me shumë mundësi francezët do të detyrohen t’i drejtohen rrugëve ligjore, në rast se në arkat e klubit nuk depozitohet një pjesë e pagesës brenda dhjetë ditëve.

emiliano sala
emiliano sala

Sakaq, një përqindje nga shuma e shitjes së Sala do të përfitohet edhe nga klubi i Bordeaux, i cili kishte në pronësi kartonin e sulmuesit gjatë viteve 2012-2015, para se të transferohej te Nantes.

Nga ana tjetër, pas lokalizimit të avionit, grupet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ende operacionet për të bërë të mundur nxjerrjen e pjesëve të avionit ku në bord është konfirmuar se gjendet të paktën njëri nga dy viktimat e aksidentit tragjik.